Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Junik, ku dy femra të moshuara janë gjetur pa vetëdije brenda një shtëpie. Njëra prej tyre nuk ka mundur t’i mbijetojë dhe është shpallur e vdekur, ndërsa tjetra ndodhet në gjendje kritike dhe është dërguar urgjentisht për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori kompetent. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.




