Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar heqjen e pjesshme të sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, duke theksuar se vendi mund të shpëtojë vetëm përmes ndryshimit që do të sjellin zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Gjysma e sanksioneve u hoqën nga BE-ja – Kosova vazhdon e ndëshkuar dhe e dëmtuar për shkak të dështimeve të qeverisë së kaluar. Vetëm ndryshimi që mund të vijë nga zgjedhjet e shpëton Kosovën nga kjo situatë fatkeqe”, ka shkruar Tahiri.




