Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përfunduar vizitën me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin tha se e ka gjetur të qetë dhe të buzëqeshur, “si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt”.
Rama e cilësoi procesin ndaj Thaçit si një padrejtësi të rëndë ndërkombëtare dhe një “teatër turpi” në zemër të Europës, duke theksuar se as Lufta Çlirimtare e Kosovës nuk mund të njolloset nga kjo çështje.
Ai bëri të ditur se gjatë takimit kanë biseduar për familjen, Shqipërinë, Kosovën dhe libra që i kishte çuar më parë, ndërsa në fund shprehu mbështetje për Kosovën, UÇK-në dhe të paraburgosurit pa gjyq prej më shumë se pesë vitesh.




