Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë do të nisë nesër procedurën për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sipas kërkesës së SPAK.
Balla tha se procesi do të ndiqet sipas Kushtetutës, duke iu përgjigjur edhe shqetësimeve të opozitës.
Ai gjithashtu mbështeti veprimet e SPAK dhe pastrimin e radhëve të Policisë nga elementë të dyshuar, duke theksuar se ky ka qenë një prioritet gjatë karrierës së tij dhe mbetet i tillë edhe për ministren aktuale Albana Koçiu.




