Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Gani Krasniqi, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke dhënë një “biografi” të Dejona Mihalit. Krasniqi e përshkroi Mihalin si bijë e Aleksandër Mihalit, ushtarak dhe ish-kryetar i Shoqatës së ish-ushtarakëve shqiptar, dhe e Lindita Mihali, soliste e Teatrit të Operës dhe Baletit. Ai theksoi rolin aktiv të Dejona Mihalit në Lëvizjen Vetëvendosje dhe përkushtimin e saj në politikën kosovare për gati dy dekada.
Kjo përgjigje erdhi pas deklaratave të Përparim Ramës, i cili e akuzoi Mihalin për mashtrim dhe hipokrizi, duke u shprehur se qytetarët tashmë e kanë kuptuar veprimtarinë e saj dhe dyfytyrësinë në publik.





