Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, pritet të dielën, më 21 dhjetor, të vizitojë kontingjentin sllovak që shërben në Kosovë në kuadër të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO.
Vizita ka edhe një dimension familjar, ku pjesëmarrës do të jenë edhe anëtarë të familjeve të ushtarëve që kanë zgjedhur të vazhdojnë shërbimin në këtë mision.
Pas takimit me ushtarët në Kosovë, Pellegrini do të udhëtojë për në Beograd për një vizitë zyrtare, të parën pas 16 vjetësh nga një president sllovak.
Vizita synon të forcojë marrëdhëniet dypalëshe, të diskutojë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe sfidat aktuale gjeopolitike.




