Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka nisur gërmime në lokacionin “Përzhina” në Rahovec, pas analizimit të të dhënave nga arkivat ndërkombëtare.
Gjatë gërmimeve janë gjetur pjesë eshtërore dhe mbetje mortore që dyshohet se i përkasin të paktën një viktime të luftës.
Mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë paralajmëruar prononcim për media më 19 dhjetor lidhur me ecurinë e kërkimeve.




