Trupat amerikane nga Komanda Rajonale e Lindjes (RC-E) e KFOR-it po vazhdojnë patrullimet e përditshme në të gjithë Zonën e Përgjegjësisë, me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.
Sipas KFOR-it, këto aktivitete sigurojnë një prani të qëndrueshme në terren dhe kontribuojnë në mbajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në gjithë rajonin.
Misioni thekson se, përmes një qasjeje të paanshme dhe të balancuar, KFOR-i mbetet i përkushtuar në zbatimin e mandatit të tij për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.




