Policia e Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me DHKEK-un, ka zhvilluar dje një operacion policor në rajonin e Prishtinës, lidhur me dyshime për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë operacionit, tre persona janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer 9,900 euro, si pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e ryshfetit.
Në pesë lokacione të kontrolluara janë sekuestruar para të gatshme, tri automjete, gjashtë telefona mobil, një laptop, si dhe armë dhe municion.




