Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2259 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 23 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 46 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 11 persona, kurse 6 person janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit gjatë 24 orëve të fundit.





