Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila do të nisë në ora 10:00, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Në rendin e ditës janë shqyrtimi i vendimeve për zbatimin e obligimeve të CEFTA-s, miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara, si dhe disa propozim-vendime preliminare për shpronësim në interes publik për projekte infrastrukturore dhe energjetike.
Po ashtu, do të shqyrtohet edhe raporti i tretë i punës i Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.




