KOSTT ka njoftuar se konsumi i energjisë elektrike gjatë dimrit është rritur për 14.33% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa ngarkesa maksimale ka arritur 1468 MW.
Kërkesa më e madhe shënohet në oraret 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00. Institucioni u bën thirrje qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve të kursejnë energji dhe të zhvendosin konsumin jashtë orëve të pikut, duke paralajmëruar se mbingarkesat mund të çojnë në reduktime të përkohshme të furnizimit.




