Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, për të mbështetur nevojat e saj ushtarake dhe ekonomike për dy vitet e ardhshme.
Marrëveshja u arrit gjatë një samiti në Bruksel, pas më shumë se një dite bisedimesh, pasi nuk u arrit pajtim për përdorimin e aseteve ruse të ngrira.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte kërkuar përdorimin e 200 miliardë eurove nga këto asete, por kërkesa u bllokua nga Belgjika.




