Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka premtuar se nëse vjen në pushtet do të rrisë pagat në sektorin publik për 50 për qind.
Sipas tij, punëtorët që aktualisht marrin 800 euro do të marrin 1200 euro. Rritja do të përfshijë mjekët, mësimdhënësit, policinë, ushtrinë dhe administratën publike, me qëllim përballimin e rritjes së kostos së jetesës dhe çmimeve.




