Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Republikës së Lituanisë, Gjeneral Raimundas Vaikšnoras.
Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në rajon dhe në Evropë, duke u theksuar nevoja për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.
Gjeneral Jashari vlerësoi kontributin e forcave lituaneze në kuadër të KFOR-it, ndërsa të dy palët nënvizuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë në zhvillimin, profesionalizimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.




