Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga shteti i Bahamas, duke e cilësuar atë si dëshmi të fuqishme të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai theksoi se Bahamas u bë shteti i 121-të që njeh Kosovën dhe se rruga euroatlantike e vendit është e drejtë dhe e pakthyeshme.
Haradinaj shtoi se Kosova ka nisur avancimin e saj ndërkombëtar dhe se do të vazhdojë të forcohet si shtet i pavarur, sovran dhe partner serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e më gjerë.




