Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” pas njohjes së Kosovës nga shteti i Bahamas, duke shprehur mirënjohjen e tij për këtë vendim.
Begaj e cilësoi njohjen si një kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajon.
Me këtë vendim, Bahamas është bërë shteti i 121-të që njeh Kosovën, ndërsa gjatë këtij viti Kosova është njohur edhe nga Sudani, Kenia dhe Siria.




