Gjatë fundjavës do të luhet xhiroja e 14-të, njëherësh e fundit e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj.
Xhiroja hapet të shtunën me ndeshjen Vëllaznimi – Besa Famgas, nga ora 19:00.
Të dielën zhvillohen tri ndeshje, ku vëmendja kryesore pritet të jetë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku nga ora 18:00 përballen Trepça dhe Prishtina.
Në të njëjtën orë luhet edhe takimi Llapi – Rahoveci në Rahovec, ndërsa Kastrioti – Vushtrria zhvillohet nga ora 19:00 në Ferizaj.
Pas xhiros së 13-të, kryesojnë tabela Besa Famgas, Rahoveci dhe Kastrioti me nga 22 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet ende pa pikë.




