Kombëtarja U18 e hendbollit e Kosovës mori pjesë këtë javë në turneun “4 NH 2025”, të mbajtur në Lokeren të Belgjikës, ku zhvilloi tri ndeshje ndërkombëtare të rëndësishme.
Djemtë tanë u përballën me Luksemburgun (41:16), shënuan fitore ndaj Britanisë së Madhe (33:23), ndërsa u mposhtën nga Belgjika (46:22).
Turneu u shfrytëzua nga koordinatori i gjeneratave të reja në FHK, Bujar Qerimi, për testimin e lojtarëve të rinj dhe rritjen e nivelit të ekipit. Kjo gjeneratë pritet të ketë aktivitete dhe sfida të rëndësishme edhe në të ardhmen.




