Pas ankesave të qytetarëve, Policia Rajonale e Ferizajt ka ndaluar dhe gjobitur dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani private, për ndotje të rrugës magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në fshatin Komogllavë.
Shoferët nuk kishin pastruar rrotat e automjeteve pas transportimit të dheut, duke shkaktuar ndotje në tri lokacione.
Kompanitë përgjegjëse janë gjobitur me 1,000 euro sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndërsa Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë kryerjes së punimeve dhe respektimin e rregullave për hyrjen në rrugët e asfaltuara.




