Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti në Prishtinë ambasadorë dhe përfaqësues të lartë nga 33 vende kontribuese me trupa, në takimin e tij të parë të përbashkët që nga marrja e detyrës.
Ai prezantoi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e KFOR-it dhe prioritetet e ardhshme, duke rikonfirmuar përkushtimin e misionit për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.
Ulutaşh theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe falënderoi vendet kontribuese për mbështetjen e tyre.




