Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër trafikimit të drogës, duke arrestuar 384 persona dhe duke sekuestruar 1.4 ton lëndë narkotike.
Po ashtu, janë hapur hetime ndaj 655 individëve, përfshirë edhe 39 të mitur, ndërsa janë konfiskuar 35 kilogramë kokainë dhe mbi 40 armë zjarri.
Operacioni u shtri në disa provinca dhe rezultoi edhe me mbylljen e përkohshme të pesë dyqaneve të kanabisit, si dhe sekuestrimin e qindra kilogramëve produkte kanabisi që përmbanin drogë të paligjshme.




