Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se administrata e presidentit amerikan Donald Trump nuk ka synim të ndryshojë qasjen tradicionale të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe rajonit.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se nënshkrimi i menjëhershëm i Aktit të miratuar nga Kongresi nga ana e Trumpit dëshmon vazhdimësinë e mbështetjes amerikane për Kosovën dhe stabilitetin rajonal. Sipas Kryeziut, ky veprim tregon se politika amerikane ndaj Kosovës mbetet e pandryshuar.
Ai ka shtuar se pas tërheqjes së dhëndrit të Trump nga projekti në Beograd është krijuar një hapësirë e re strategjike për Kosovën, e cila duhet shfrytëzuar për të adresuar politikat destabilizuese të Beogradit.




