Kryetari I AAK-ës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Epopenë e Rahovecit.
Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan se korriku I vitit1998 shënon një nga faqet më të lavdishme të historisë së re të Kosovës.
Ai thekson se heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku mbetet i paharruar.
Postimi:
“Korriku i vitit 1998 shënon një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë të re, Epopenë e Rahovecit.

Në ato ditë kur armiku intensifikonte terrorin ndaj popullit tonë, bijtë dhe bijat më të mirë të Rahovecit u ngritën kundër pushtuesit, duke dërguar një mesazh të qartë, se shqiptarët janë të vendosur të jetojnë të lirë në trojet e tyre.
Heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre: Avdullah Bugari, Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Rahovecit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”




