Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shoqëruar kandidatin për deputet, Gani Krasniqi, gjatë takimeve me qytetarët në tre fshatra të Malishevës: Bellanicë, Drenoc dhe Kijevë.
Krasniqi tha se takimet treguan forcën dhe besimin e qytetarëve në rrugën që kanë zgjedhur, duke theksuar energjinë pozitive dhe mikëpritjen e ngrohtë të banorëve.
Ai shtoi se këto takime dëshmojnë se shpresa është e gjallë dhe ndryshimi po ndërtohet bashkë me qytetarët.




