Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën në një aksident trafiku në autostradën Beograd–Nish. Sipas mediave serbe, një person tjetër që ndodhej në të njëjtën veturë është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve jozyrtare, aksidenti ka ndodhur kur një veturë me targa gjermane, për shkaqe ende të paqarta, ka dalë nga rruga, duke goditur një gardh mbrojtës dhe një shenjë trafiku. Dy viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri i tretë është transportuar për trajtim mjekësor.
Policia serbe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se viktimat po udhëtonin tranzit nëpër Serbi.




