Blloku B1 ka dalë jashtë funksionit që nga orët e mëngjesit, duke shkaktuar zero gjenerim gjatë gjithë kësaj periudhe. Si pasojë e ndërprerjes, dëmi minimal i vlerësuar arrin rreth 200 mijë euro.
Ende nuk dihet se kur pritet rikthimi i plotë i funksionimit të bllokut.
Ndërkohë, Klankosova.tv ka tentuar të marrë një qëndrim zyrtar nga KEK-u përmes zëdhënësit Skender Bucolli, por deri në momentin e publikimit nuk ka pasur përgjigje.




