Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke njoftuar se nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe 40 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të zbatimit të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 1531 gjoba trafiku.
Po ashtu, janë arrestuar 16 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.





