Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se fluksi në pikat kufitare është i qetë dhe nuk ka pritje të gjata. Sipas përditësimit të bërë në ora 8:17, pritja më e gjatë është vetëm 10 minuta për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare të Merdarit.
Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë vetëm 5 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova, pritjet janë gjithashtu të shkurtra.




