Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se nga 10,606 komisionerët që do të angazhohen në zgjedhjet e 28 dhjetorit, vetëm 3,763 ose 35.47% janë gra.
Ai theksoi se përqindja e grave ka qenë e ngjashme edhe në zgjedhjet lokale të fundit. Nga 1,180 kandidatët e certifikuar për këto zgjedhje, 33.13% janë gra.
Radoniqi theksoi se KQZ synon të promovojë barazinë gjinore duke zbatuar kuotën minimale prej 30% dhe përbërjen gjinore të trupave administrues të zgjedhjeve, si pjesë e politikave pozitive dhe masave afirmative.




