Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) ka kërkuar nga konsumatorët që të përdorin energjinë elektrike në mënyrë më racionale, për shkak të ngarkesave të rritura në sistemin elektroenergjetik, sipas njoftimeve të KOSTT-it.
Orët e pikut janë nga 09:00–12:00, 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00, kryesisht për shkak të rritjes së konsumit gjatë sezonit të ngrohjes.
KESCO thekson se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për ruajtjen e stabilitetit të furnizimit dhe uljen e shpenzimeve familjare, duke rekomanduar shmangien e përdorimit të njëkohshëm të pajisjeve me konsum të lartë, planifikimin e punëve jashtë orëve të pikut dhe fikjen e pajisjeve të panevojshme.




