Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Innovation Centre Kosovo (ICK), ku ka theksuar rëndësinë e teknologjisë dhe inovacionit për zhvillimin e ekonomisë së re të Kosovës.
Ai vlerësoi kontributin e të rinjve në fusha si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe printimi 3D, duke u zotuar se do të mbështesë ndërtimin e një ekonomie digjitale dhe shndërrimin e Kosovës në një shtet të dijes.





