Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vend regjistrohen mesatarisht 26 ditë me mjegull gjatë një viti.
Sipas të dhënave, Prishtina kryeson me rreth 30 ditë me mjegull, e ndjekur nga Prizreni me 29 ditë, Peja me 23 dhe Ferizaji me 21 ditë.
IHMK thekson se mjegulla paraqitet më së shpeshti gjatë muajve dhjetor–shkurt, të cilët përbëjnë rreth 57% të ditëve me mjegull gjatë vitit.





