“Operacioni i koordinuar në Kosovë është kryer në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi ka qenë thelbësor në mundësimin e sekuestrimeve të bëra”.
“Bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale është karakterizuar nga profesionalizëm i lartë dhe bashkëpunim i plotë, i cili ka qenë një parakusht për të qenë në gjendje të sigurojmë prona, para të gatshme dhe një automjet në këtë rast”, thotë Prokurori në Autoritetin Suedez të Krimit Ekonomik, Daniel Larson.




