Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka vlerësuar si madhështor tubimin e mbajtur në Gjakovë në mbështetje të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
Beqa tha se energjia, bashkimi dhe vendosmëria e qytetarëve janë dëshmi se fitorja po vjen. Ai falënderoi pjesëmarrësit për mbështetjen dhe u bëri thirrje që të vazhdojnë angazhimin deri më 28 dhjetor, duke theksuar se së bashku do ta kurorëzojnë fitoren e PDK-së.




