Zyrtarë nga Tajlanda dhe Kamboxhia do të takohen më 24 dhjetor për të diskutuar mundësinë e ringjalljes së një armëpushimi kufitar, pas përplasjeve vdekjeprurëse që kanë hyrë në javën e tretë, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Armëpushimi i mëparshëm, i nënshkruar në korrik me ndërmjetësimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, shpërtheu përsëri këtë muaj, dhe të dy vendet kanë fajësuar njëri-tjetrin për rifillimin e luftimeve. Ministri i Jashtëm i Tajlandës, Sihasak Phuangketkeow, tha se armëpushimi i korrikut ishte “i nxituar” për shkak të vizitës së Trump dhe se tani duhet të sigurohet që marrëveshja të pasqyrojë situatën aktuale në terren.
Që nga rifillimi i armiqësive, të paktën 41 persona janë vrarë dhe afërsisht një milion janë zhvendosur. Kamboxhia ende nuk ka komentuar lidhur me takimin e ardhshëm.




