Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se orari i shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente do të zgjatet deri në ora 18:00, për periudhën 23 dhjetor 2025 – 15 janar 2026.
Njoftohet se edhe dita e shtunë, më 27 dhjetor, do të jetë ditë pune me orar të zgjatur. Ky vendim është marrë për të lehtësuar qasjen e qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në shërbime, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit.
MPB thekson se janë ndërmarrë të gjitha masat për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe brenda afateve ligjore.




