Sot shënohet 36-vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e themeluar më 23 dhjetor 1989, me Ibrahim Rugovën si kryetar të parë.
LDK u krijua në një periudhë të represionit të ashpër serb, duke organizuar rezistencën politike dhe qytetare në Kosovë.
Partia u udhëhoq nga një grup intelektualësh dhe shkrimtarësh të njohur, ndërsa pas luftës së fundit në Kosovë fitoi bindshëm zgjedhjet.
LDK vazhdon të deklarohet e përkushtuar ndaj demokracisë, pluralizmit politik, të drejtave dhe lirive të njeriut, barazisë së qytetarëve dhe ndërtimit të institucioneve demokratike të Kosovës.




