Me iniciativë të Odës Ekonomike të Kosovës, është themeluar Forumi i Sektorit Privat në Kosovë, një mekanizëm bashkëpunimi mes organizatave përfaqësuese të biznesit në vend. Forumi synon të paraqesë qëndrime të unifikuara të sektorit privat, të forcojë dialogun me institucionet shtetërore dhe të avokojë për një klimë më të favorshme për biznes, investime dhe zhvillim ekonomik.
Përveç përfaqësimit të bizneseve vendore, Forumi përfshin edhe organizata që përfaqësojnë interesat tregtare dhe investuese të huaja, duke koordinuar sektorin privat vendas me atë ndërkombëtar. Udhëhiqet nga Këshilli i Forumit, i përbërë nga përfaqësues të organizatave anëtare si Oda Ekonomike e Kosovës, Zyrat Tregtare të Austrisë dhe SHBA-së, Odën Gjermano-Kosovare, Këshillin e Investitorëve Evropianë, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, dhe të tjera.
Kryesimi realizohet rotativisht me mandat njëvjeçar, ndërsa organizata kryesuese ushtron edhe funksionin e Sekretariatit. Forumi shërben si platformë për koordinim, avokim dhe trajtim të çështjeve me interes të përbashkët ekonomik.





