Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar sot një kontroll në një lokal afarist dhe një automjet të lidhur me rastin në Prishtinë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 350 fishekë 9 mm për pistoletë dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, të cilët dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me ligjin.
Rasti është njoftuar Prokurorisë kompetente, ndërsa Policia e Kosovës ka marrë rastin për hetim të mëtejshëm.
Dogana e Kosovës konfirmon angazhimin e saj për zbatimin e ligjit dhe parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme që kërcënon sigurinë publike.




