Blerta Deliu, kandidate për deputete nga PDK, ka reaguar ashpër ndaj reduktimeve të rrymës në Kosovë, duke akuzuar Qeverinë Kurti për kapje të shtetit dhe favorizim të interesave private.
Ajo thotë se qytetarët po paguajnë energjinë më shtrenjtë, ndërkohë që persona të privilegjuar po përfitojnë miliona.
Sipas Deliut, Kosova ka pasur zgjidhje për furnizim të rregullt me energji, por qeveria ka zgjedhur interesin privat mbi atë të qytetarëve. Ajo u bën thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të votojnë për ndryshim.




