Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur gjobë prej 20 mijë eurosh ndaj subjektit politik Lista Serbe, për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.
Ankesa ishte dorëzuar nga Kosovski Savez, i cili pretendonte se në komunën e Leposaviqit Lista Serbe kishte vendosur materiale propagandistike në hapësira publike pa leje, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime dhe trafo-stacione.
PZAP vlerësoi ankesën si të bazuar, duke u mbështetur edhe në fotografi si dëshmi. Materialet ishin vendosur pa autorizim të organeve kompetente, çka përbën shkelje të legjislacionit zgjedhor.




