Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim për lokalizimin e personit të zhdukur Pemlushe (Ymer) Sadrijaj, e lindur më 01.05.1970 në Rahovec.
Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e saj, të njoftojnë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor.




