Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 169 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në dhjetor, prej të cilëve 45 nga OJQ-ja “Qendra Kulturore Orfeu” dhe 114 nga media vendore e ndërkombëtare.
KQZ bëri të ditur se numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri tani ka arritur në 19 mijë e 254.
Po ashtu, u vendos të mos akreditohen dy organizata vëzhguese për shkak të mospërmbushjes së kritereve ligjore dhe dokumentacionit të paplotë.




