Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë”.
Sipas aktakuzës, Ahmeti dyshohet se nga viti 2018 deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të komunës, ka deklaruar pasaktë pasurinë duke mos raportuar deponime në para të gatshme në vlerë totale prej 172,600 euro.
Rasti i është dërguar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.




