Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka konfirmuar se vendimi për tarifat e reja energjetike do të merret në mars 2026 dhe tarifat do të hyjnë në fuqi në prill.
Aplikimet nga operatorët dhe furnizuesit e licencuar pritet të dorëzohen gjatë janarit 2026, pas të cilave ZRRE do të bëjë shqyrtimin rregullativ.
Aktualisht, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh paguajnë 9.05 centë për kWh, ndërsa ata që shpenzojnë mbi 800 kWh paguajnë 15.43 centë për kWh. Tarifat e reja pritet të reflektohen në faturat nga maji 2026.




