Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi nga grupi muzikor “Ilirët”, do të varroset më 24 dhjetor në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan) të Prishtinës. Lajmin e bëri të ditur këngëtari Arian Agushi, mik i tij i afërt.
Ndërkohë, figura të ndryshme nga industria muzikore dhe politika kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Krasniqit, duke vlerësuar kontributin e tij në muzikën shqiptare dhe ndikimin që la tek fansat dhe komuniteti muzikor.




