Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, zhvilloi takim me kryetarët e sapoemëruar të katër komunave veriore – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile serbe.
Ajo theksoi pritjet e SHBA-së për qeverisje transparente, efektive dhe ofrim të barabartë të shërbimeve, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë për të shërbyer të gjitha komunitetet. Lista Serbe u rikthye në krye të këtyre komunave pas zgjedhjeve të 12 tetorit.




