Tre persona, përfshirë dy oficerë të policisë rrugore dhe një kalimtar të rastit, kanë humbur jetën pas një shpërthimi në rrugën Yeletskaya të Moskës.
Sipas autoriteteve ruse, oficerët kishin vërejtur një person të dyshimtë pranë një automjeti policor dhe, gjatë tentativës për ta ndaluar, një pajisje shpërthyese u detonua.
Ngjarja vjen vetëm dy ditë pas një atentati të ngjashëm, ku u vra një gjeneral i lartë rus në të njëjtën zonë.
Komiteti Hetimor i Rusisë ka bërë të ditur se është hapur çështje penale dhe se rasti po hetohet si përpjekje për vrasje ndaj oficerëve të policisë së trafikut, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit janë në vazhdim.




