Shqipëria ka pranuar një sasi të parë të sistemeve antitank Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se këto sisteme rrisin aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura, parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.
Ai theksoi se pajisja ka rëndësi të trefishtë: plotëson një kërkesë të hershme të ushtrisë, forcon bashkëpunimin strategjik me SHBA-në dhe mundëson trajnimin e personelit me teknologji moderne. Një dërgesë tjetër e sistemeve Javelin pritet gjatë vitit 2026.




